Vushtrria fiton derbin ndaj Ulpianës

Futboll

Vushtrria fiton derbin ndaj Ulpianës

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 15:52
Vushtrria

Liga e Parë e Kosovës në futboll, Grupi B, po bëhet gjithnjë e më interesant.

Vushtrria ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj liderit Ulpianës së Lipjanit, në kuadër të javës së 8-të.

Futbollisti Urim Statovci ka realizuar golin e fitores.

Ulpiana kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Fushë Kosovën me 15, Vushtrrinë 15 pikë etj.

Grupi B

Fushë Kosova - Flamurtari 1:0
Ramir Sadiku - Kika 1:1
Vushtrria - Ulpiana 1:0

E diel

Arbëria - 2 Korriku
Vjosa – Vllaznia
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat