PSG nuk ia del ndaj Reims-it të Arbër Zenelit, në një fund me tensione 

Futboll

PSG nuk ia del ndaj Reims-it të Arbër Zenelit, në një fund me tensione 

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2022 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

PSG nuk ia del në duel me Reims-s, duke luajtur baras (0:0), në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Francës.

Fundi i takimi u përshkrua me tensione të mëdha ku pati edhe grindje mes lojtarëve.

Në minutën e 41-të, Sergio Ramos, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë parisienët me një lojtar me pak.

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit titullar për Reims, duke shfaqur lojë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 79-të.

Neymar e Mbappe ishin mjaft të rrezikshëm por nuk shënuan, ndërsa Messi ishte mungesë e madhe (nuk u paraqit në këtë ndeshje) për PSG-në.

PSG kryeson me 26 pikë dhe Reims është në pozitën e 14-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat