Arthur Melo do të operohet, nuk rikthehet deri në vitin 2023

Futboll

Arthur Melo do të operohet, nuk rikthehet deri në vitin 2023

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 06:44
Arthur Melo

Mesfushori i Liverpoolit, Arthur Melo do të operohet.

Arthur nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e re në ‘Anfield’.

Lojtari ka pësuar një lëndim mjaft serioz që do ta lë jashtë fushave deri në vitin tjetër.

Braziliani këtë fundjavë do t`i nënshtrohet një operacioni dhe do mungojë disa muaj.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, braziliani do operohet dhe do rikthehet në fushë vitin 2023.

Kujtojmë që merkaton e verës Arthur kaloi në huazim te Liverpool nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat