Ilir Daja e pranon: Ëndrra e çdo trajneri është që të drejtojë Kombëtaren

Futboll

Ilir Daja e pranon: Ëndrra e çdo trajneri është që të drejtojë Kombëtaren

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:25
Ilir Daja

Kontrata e Edi Rejës ka nisur numërimin mbrapsht drejt skadimit dhe në media kanë nisur të qarkullojnë kandidatë për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Shumë mendojnë se ka ardhur koha për një trajner shqiptar dhe sa herë hapet një diskutim i tillë emri i Ilir Dajës është i pari që vjen si alternativë.

Trajneri kryeqytetas po shkruan historinë me Ballkanin, me të cilët mori edhe fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës. I pyetur në lidhje me këtë temë në emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”, Ilir Daja nuk fshihet dhe e pranon se drejtimi i Shqipërisë është ëndrra e çdo trajneri.

“Ëndrra e çdo trajneri është që të drejtojë Kombëtaren. Nuk mund të filozofoj, për sa kohë nuk kam qenë asnjëherë kandidat“, është shprehur ndër të tjera Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat