Costa: Problemi im ishte trajneri, s’më llogariste fare

Futboll

Costa: Problemi im ishte trajneri, s’më llogariste fare

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 12:08
Costa: Problemi im ishte trajneri, s’më llogariste fare

Tifozët e Chelsea i bënë një surprizë të bukur Diego Costa-s. Sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane, i cili ,ë 12 shtator firmosi me Wolves, u rikthye si kundërshtar në “Stamford Bridge”, stadium ku kaloi katër vite shumë të bukura.

Në janarin e vitit 2018 ai u largua nga Chelsea për shkak të përplasjeve me Antonio Conten, i cili ndodhej në stolin e ekipit londinez. Tifozët e Chelsea duartrokitën gjatë 34-vjeçarin. Ky i fundit ka vetëm falënderime për gjestin e tifozëve, teksa tregon shkakun e largimit nga ekipi.

“Nuk kam pasur kurrë probleme me tifozët e Chelsea, problemi im i vetëm ishte me trajnerin (Conte). Me atë u ndava keq, por unë u largova nga ekip si kampion Anglie. Ai nuk besonte tek unë, nuk më llogariste fare.

Nuk kisha çfarë të bëja, kështu që u detyrova të largohesha”, deklaroi sulmuesi i njohur për ESPN. Gjatë aventurës në me “Blutë e Londrës”, Diego Costa fitoi dy herë Premier League (2015, 2017) dhe EFL Cup (2015).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat