Selektori i Zvicrës ka fjalë interesante për Kosovën 

Futboll

Selektori i Zvicrës ka fjalë interesante për Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:56
Murat Yakin

Për selektorin e Zvicrës në futboll, Murat Yakin, lidhja me Izraelin ka një kuptim të veçantë, pasi ai luajti ndeshjen e fundit ndërkombëtare kundër izraelitëve si lojtar profesionist.

Kosova është në grup I të Euron 2024 me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, aty janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia, Andorra.

“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në këtë grup”, thotë Yakin, duke shtuar se edhe dueli vëllazëror me Kosovën sigurisht që do të jetë shumë i veçantë, shkruan mediumi zviceran “20 min”.

“Sigurisht që kemi shumë miq kosovarë në Zvicër, mezi po e presim duelin”, shpjegon selektori i kombëtares, i cili flet për një “grup të realizueshëm”.

Dy ndeshjet kundër Kosovës do të jenë gjithashtu shumë të veçanta për shumë lojtarë të lidhur me të dyja vendet. Në anën zvicerane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i kanë rrënjët në Kosovë.

Nga ana e Kosovës, në skuadër janë lojtarë si Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti, të cilët të dy janë rritur në Zvicër. Së fundmi, Zvicrai barazoi (1:1) kundër Kosovës në një miqësore në Cyrih në mars të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat