Reja: Çekia do të jetë kundërshtari ynë direkt!

Futboll

Reja: Çekia do të jetë kundërshtari ynë direkt!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 15:33
Reja

Shqipëria mësoi kundërshtarët e saj në fushatën kualifikuese të “EURO 2024”, teksa në grupin E janë shortuar me përfaqësuese si Polonia, Republika Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Frankfurti, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për “SuperSport” duke treguar dhe pritshmëritë e para për këtë short, gjithashtu edhe për kontratën që i përfundon me kuqezinjtë në muajin nëntor:

“Polonia dhe Çekia janë skuadra që i njohim dhe janë të vështira. Është një grup që do ta luajmë me të gjitha, mjafton të jemi mirë dhe mos të kemi dëmtime.

Polonia është shumë e veshtirë, por Çekia mendoj që do të jetë kundërshtari ynë.

Jemi të kënaqur disi sepse kemi evituar Anglinë, Italinë.

Nëse nuk do të kryejmë ato gabime që kemi bërë në këto ndeshjet e fundit do të kemi mundësi të mëdha.

Kur të mbarojë kontrata do të ulem me presidentin Duka. Ne nuk kemi probleme, do të shohim pasi të mbarojë kontrata.”, përfundoi Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat