Xhaka me Arsenalin shokojnë Liverpoolin

Futboll

Xhaka me Arsenalin shokojnë Liverpoolin

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:26
Xhaka me Arsenalin shokojnë Liverpoolin

Arsenali është lider i Premier League. 

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, me Arsenalin shokojnë Liverpoolin, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në kuadër të javës së 9-të.

Arsenali ka një seri fantastike, 8 fitore e 1 humbje në nëntë ndeshje, ndërsa Liverpooli është në krizë të rezultateve dhe dëshmia më e  mirë është renditja në vend të 10-të me 10 pikë apo ngec 14 pikë nga lideri. 

Image

Për Arsenalin shënuan futbollistët Martinelli (1'), Saka (45+5' e 76' - nga penalltia) dhe për Liverpoolin Nunez (34') e Firmino (53').

Xhaka u paraqit titullar duke treguar angazhim të madh dhe ndër me të merituarit e kësaj fitore.

Arsenali kryeson me 24 pikë, pasojnë Manchester City me 23, Tottenham 20, Chelsea 16,  Newcastle 14, Brighton 14, Manchester Utd 12, Bournemouth 12, Fulham 12, Liveropool 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat