Lojtari i Shqipërisë e nis keq debutimin te Olimpiakosi

Futboll

Lojtari i Shqipërisë e nis keq debutimin te Olimpiakosi

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 20:04
Lojtari i Shqipërisë e nis keq debutimin te Olimpiakosi

Andreas Ndoj ka debutuar në ditën e sotme me ekipin e parë të Olimpiakosit.

Lojtari 19-vjeçar është pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues, por është përdorur nga trajneri i Olimpiakosit si qendër mbrojtës.

Vetëm 45 minuta ka zgjatur ky debutim pasi Ndoj ka shkaktuar autogol. Lojtari ishte i pafat teksa devijoi sferën dhe e dërgoi në portën e tij.

Për shkak të mungesës së besimit për episodin e ndodhur, trajneri vendosi ta ndërronte këtë lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat