Vedat Muriqi dështon nga penalltia

Futboll

Vedat Muriqi dështon nga penalltia

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 22:41
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka lëshuar një mundësi të artë për të shënuar gol sonte, në ndeshjen që Mallorca po e luan në udhëtim te Elche.

Mysafirët fituan një penallti në minutën e 12-të dhe sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar.

Mirëpo, goditja e Muriqit u prit nga portieri i skuadrës vendase.

Reprezentuesi i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi edhe në fillim të ndeshjes, por që portieri kundërshtar ia mohoi golin edhe në atë rast.

Ndryshe, Elche po udhëheq me rezultatin 1:0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat