Rabiot: Të harrojmë Milanin

Futboll

Rabiot: Të harrojmë Milanin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:24
Rabiot: Të harrojmë Milanin

Futbollisti i Juventusit, Adrien Rabiot, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të harrojnë humbjen nga Milani dhe të përqendrohen në sfidën e radhës kundër Maccabi Haifa.

Maccabi dhe Juve do të takohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Rabiot thotë se në duel me Maccabin skuadra e tij ka vetëm një opsion, fitoren.

Sipas francezit vetëm fitorja në duel me Maccabin i jep shpresë Juvës që të ëndërrojë për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, edhe pse torinezët duhet të fitojnë ‘finalen’ e Lisbonës kundër Benficas.

“Duhet të fitojmë. Duhet të japim gjithçka që të fitojmë dhe të luajmë një ‘finale’ në Lisbonë”, tha Rabiot.

Ai thotë se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë, sepse sipas Rabiot, Maccabi ka ekip sulmues.

“Pres një ekip më sulmues. Ata luajnë në stadiumin e tyre para tifozëve të tyre, për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, theksoi Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat