Kjo është gjendja e Amir Rrahmanit

Futboll

Kjo është gjendja e Amir Rrahmanit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:35
Amir Rrahmani

Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjet e radhës.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u dëmtua në sfidën e fundit me të kaltërit në kampionat ndaj Kremonezes, e cila përfundoi me shifrat 1-4 për ekipin e drejtuar nga Luçiano Spaleti.

Gjatë ekzaminimeve të kryera, mësohet se 28-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të majtë ku nuk do të jetë i gatshëm për Napolin për takimin ndaj Ajaksit në Champions dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë ndonjë informacion më shumë sesa kosovari do të qëndrojë larg fushave për të kryer fazën e rikuperimit.

Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes pritet ta zërë një mes Ostigard dhe Huan Zhezusit.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Amir Rrahmani është aktivizuar në total në 8 ndeshje, duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat