Calhanoglu: Kur punojmë bashkë, nuk ka skuadër që na mposhtë

Futboll

Calhanoglu: Kur punojmë bashkë, nuk ka skuadër që na mposhtë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:06
Hakan Calhanoglu

Mesfushori i Interi Hakan Calhanoglu ka paralajmëruar Barcelonës para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve se kjo skuadër është e pathyeshme kur punojnë si grup.

Reprezentuesi turk ka deklaruar se fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 erdhi për shkak se lojtarët punuan dhe e ndihmuan shumë njëri-tjetrin.

"Ata janë të fortë, kanë lojtarë të rëndësishëm. Ne ishim gati mendërisht. Kur dilni në fushë, e dini që duhet të jepni gjithçka. Ne punojmë si ekip në fushë.Të martën kemi punuar për njëri-tjetrin. Me deshirë, kurajo dhe zemer. Tani duam vetëm të pedalojmë dhe të punojmë”, tha turku për “Amazon Prime”.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithçka. Nëse ne punojmë kështu në fushë, 90 minuta deri në fund, nuk mendoj se ekipet e tjera kam shanse te fitojnë kundër nesh.”, shtoi Calhanoglu.

Ai më pas foli edhe për mungesën e Romelu Lukakut për të cilin ka thënë se prezenca e tij e ndihmon shumë skuadrën.

"I thashë Romelu-s të përshpejtojë pak. Është normale që mungon një lojtar si ai. Ai punon shumë mirë dhe bën të pamundurën për t'u rikthyer në skuadër. Ai e mban topin me forcën e tij dhe kjo sigurisht që na ndihmon shumë”, tha në fund Calhanoglu.

Barcelona dhe Interi ballafaqohe nesër në stadiumin “Camp Nou”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat