Barcelona vihet pas mesfushorit

Futboll

Barcelona vihet pas mesfushorit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:08
Barcelona vihet pas mesfushorit

N’Golo Kante mund të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë. Mosmarrëveshjet e francezit me Chelsean vazhdojnë të jenë prezente, ndërkohë që e ardhmja e tij tani lidhet me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle, Kante është një dëshirë e Xavi Hernandez dhe drejtuesit e klubit mund të përfitojnë në verën e vitit 2023 për ta transferuar me parametra zero. Tekniku spanjoll e konsideron Kante si zëvendësuesin ideal të Busquets dhe për shkak të përvojës së tij, francezi mund t’i ofrojë Xavit menjëherë siguri.

Negociatat midis drejtuesve të Barcelonës dhe përfaqësuesit të lojtarit do të fillojnë së shpejti dhe synimi është që një marrëveshje të arrihet që në janar.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për Barcelonën, pasi për lojtarin interes ka shfaqur edhe Real Madrid. Kampionët e Europës njëjtë si katalanasit duan të përfitojnë për të transferuar një lojtar me tepër vlera pa asnjë kosto në merkaton verore.

Sezonin i ri për “Blutë e Londrës” nuk ka nisur mire për Kanten, pasi 31-vjeçari ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka qenë i gatshëm për skuadrën që prej 14 gushtit, ku Kante luajti 84 minuta në derbin e Londrës midis Chelseat dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat