Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bayerni dhe Liverpooli

Futboll

Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bayerni dhe Liverpooli

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:28
Vëmendja totale te Barcelona - Inter, në fushë Bayerni  dhe Liverpooi

Champions-i do të rezervojë emocione të forta mbrëmjen e sotme në 8 sfidat e saj.

Në orën 18:45, do të zhvillohen dy ndeshje: Atletiko Madrid-Klab Bryzh dhe Napoli-Ajaks.

Ndërsa në orën 21:00, do të luhen 6 takime me vëmendjen totale te supersfida në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Interit.

Një duel që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, me katalanasit që duan të marrin “hak” në ndeshjen e javës së kaluar me zikaltërit që fituan 1-0 falë golit të Hakan Çalhanollusë, me këta të fundit që mund të pajtohen edhe me një barazim mbrëmjen e sotme.

Duelet e tjera janë: Bajer Leverkuzen-Porto, Viktoria Plzen-Bajern Mynih, Rejnxhërs-Liverpul, Sporting Lisbon-Marsejë dhe Totenhem-Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat