Berisha flet pas derbit

Futboll

Berisha flet pas derbit

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:24
Bashkimi

Derbi mes Bashkimit të Lubotenit dhe BvK Konjare ka përfunduar me barazim 1-1. Ndeshja i ka takuar javës së 7-të të Ligës së Tretë-Veri.

Derbi ishte mjaft përmbajtësor, ku përvec dy golave, pati edhe raste të mira shënimi, por të cilat nuk u konvertuan në gola. Pati edhe një kartonë të kuq për futbollistin e Bashkimit, Fisnik Zejnullahi në pjesën e parë.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Zejnullahit, kurse Ristovski barazoi pas nëntë minutash lojë.

Pas ndeshjes për Open-TV ka folur mbrojtësi Shefki Berisha.

“Ishte ndeshje derbi, ku raste për gola kemi pasur të dyja skuadrat, por ne e kemi pasur një mundësi ideale për gol dhe për fitore. Ata shpëtuan nga humbja. Mund të them se kemi qenë edhe të dëmtuar nga referi. 65 minuta kemi luajtur me një lojtar më pak”, deklaroi Shefki Berisha.

Pas javës së 7-të, Bashkimi i Lubotenit gjendet në vendin e shtatë me 12 pikëm kurse FK BvK Konjare në vendin e dytë me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat