De Bruyne tregon dallimin e madh mes City dhe Liverpool

Futboll

De Bruyne tregon dallimin e madh mes City dhe Liverpool

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:57
Kevin De Bruyne

Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat që e kanë mbajtur gjallë ritmin e Premier League viteve të fundit.

City dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë garuar për tituj në Premier League në pesë vitet e fundit së paku.

Pas gjithë këtyre viteve rivalitet, Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente për diferencën më të madhe mes këtyre dy skuadrave. Këto komente, ai i ka bërë para ndeshjes direkte mes këtyre dy skuadrave, ndeshje që do të luhet të dielën.

“Ata janë më shumë një skuadër me ulje dhe ngritje, kurse ne jemi një skuadër që kontrollon më shumë lojën, kështu që nëse kontrollon atë stil loje, atëherë ndoshta ke më shumë mundësi”, ka thënë De Bruyne.

“Unë pres që ata të jenë Liverpooli më i mirë i mundshëm. Sigurisht, ata humbën disa pikë, por ata janë akoma Liverpool dhe unë pres që ata të jenë të mirë, kjo është e vetmja rrugë si e shoh këtë. Më pëlqejnë ndeshjet e mëdha, atmosfera e mirë. Është ndeshje sikur secila ndeshje tjetër, por dukshëm, është e vështirë kur luan në udhëtim kundër top gjashtëshes. Mendoj se viteve të fundit kemi bërë mirë”, shtoi mes tjerash ylli belg.

Kevin De Bruyne dhe Manchester City janë shkëputur me pikë nga Liverpool këtë edicion, por akoma kanë para Arsenalin. Gjithsesi, ndeshja ndaj Liverpool s’ka qenë asnjëherë e lehtë për ta këto vite, ndonëse disa rezultate flasin ndryshe në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat