Kosova në konkurrencën e femrave ngjitet në ranglistën e FIFA-s

Futboll

Kosova në konkurrencën e femrave ngjitet në ranglistën e FIFA-s

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:04
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s.

Në ranglistën e re të publikuar të enjten, Kosova është ngjitur për dy pozita.

Më 5 gusht, kur edhe ishte publikuar renditja e fundit, Kosova ishte në pozitën e 113-të, me 1162 pikë.

Tani pozicionohet në vendin e 111-të, me 1165 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat