Kreu i FFK-së qëndron për vizitë në Mushnikovë 

Futboll

Kreu i FFK-së qëndron për vizitë në Mushnikovë 

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:41
Kreu i FFK-së qëndron për vizitë në Mushnikovë 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të KE të FFK-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku si dhe të deputetës së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe zv/ministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji kanë qëndruar në fshatin Mushnikovë.

Ata me këtë rast vizituam shkollën e futbollit “Arena-Zhupa”, ku aktivitetin e tyre në futboll e ushtrojnë më shumë se 80 fëmijë.

Me këtë rast kreu i FFK-së premtoi se në kuadër të programit të tij katërvjeçar “Bashkë Për Futbollin” dhe në bashkëpunim me institicionet do të bëjnë ndërtimin e një fushe futbolli për komunitetin e trevës së Zhupës.

Pra,  t’u krijohen mundësi të barabarta dhe kushte më të mira talenteve të kësaj ane për zhvillimin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat