Lopez, i tërbuar me Wanda Naran

Futboll

Lopez, i tërbuar me Wanda Naran

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:23
Lopez, i tërbuar me Wanda Naran

Lufta mediatike mes Wanda Nara dhe Mauro Icardit nuk po i pëlqen Maxi Lopez. Ish-sulmuesi është mjaft i zemëruar me mënyrën se si tre fëmijët e tij, Valentino, Benedicto dhe Constantino janë kapur “sanduiç” mes tyre.

Pas thashethemeve për një lidhje dashurie mes Wandës dhe reperit 22-vjeçar L-Gante, djali i madh i Max vrapoi në Instagram dhe ndau një histori në të cilën praktikisht e konsideron këngëtarin një klloun.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, megjithatë, Maurito tha se të gjithë fëmijët e Narës janë të zemëruar me sjelljen e nënës së tyre, e cila aktualisht ndodhet në Argjentinë për shkak të angazhimeve në punë, shkruan Telesporti.

“Maxi Lopez ndihet i indinjuar dhe i ofenduar. Ai është i tërbuar sepse janë përfshirë edhe fëmijët e tij. Sot ka një marrëdhënie të mirë me Wanda Nara, ndërsa nuk ka asnjë lidhje me Icardin”, – tha gazetari Angel de Brito.

Gjatë gjithë transmetimit të drejtpërdrejtë në Instagram, Mauro mori mbështetjen e Valentino dhe Constantino, të cilët komentuan me “emoji” zemrash dhe shkrime si “Mauro best” dhe “Mauro my hero”.

Madje, trashëgimtarja e parë e Wanda dhe Max ka ndaluar së ndjekuri nënën e saj në Instagram, si dhe gjyshen e saj, zonjën Nora Colosimo, e cila gjithashtu është mjaft e inatosur me vajzën e saj.

Icardi, sulm frontal nga gruas së tij – Deri tani Mauro Icardi kishte qëndruar i përmbajtur. Ai dëgjoi intervistat, thumbimet sociale, deklaratat në televizionin argjentinas nga Wanda Nara, pa ndërhyrë për të konfirmuar apo mohuar versionin e gruas së tij. Por tani ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar marrëdhënien e tij. Dhe si gjithmonë kur flet Maurito e bën këtë pa filtra.

“Ti je karagjozja e gjithë botës”, kështu e përkufizoi ai në një Instagram “live”, i ndjekur nga mbi njëqind mijë njerëz. Një shpërthim i rëndë, me tone shumë të ashpra i sulmuesit për gruan e tij. Një shpërthim që u ngjiz për javë të tëra mes akuzave dhe thashethemeve që prekin edhe fëmijët, të cilët Icardi dëshiron t’i mbrojë nga “Wandagate”.

“Shumë gënjeshtra janë grumbulluar. Nuk jam ndarë ende, jam i martuar. Ajo është e zemëruar dhe unë po ashtu. Këto janë gjëra që ndodhin në një çift dhe që mund të zgjidhen në një mënyrë tjetër”, – tha argjentinasi nga Turqia.

Në fushë me Galatasaray për momentin kemi parë shumë pak nga Icardi. Si dhe në rrjetet sociale, ku u kufizua në disa postime për të rifituar dashurinë e humbur pas nëntë vitesh: “Askush nuk mund ta besojë atë që po kalon në kokën e saj. Mund të ndahemi, por nuk e bëjmë kështu. Wanda tha se tashmë jemi ndarë, por fundjavën e kaluar isha me të në Argjentinë dhe kaluam shumë mirë, ishim bashkë. Derisa u largova, gjithçka ishte në rregull”.

Tani që thashethemet po shkojnë më tej dhe po ndikojnë për keq edhe te fëmijët, si të tij, ashtu edhe të Maxi Lopez, sulmuesi argjentinas ka vendosur të reagojë. “Fëmijët lexojnë lajmet. Ata kanë rrjetet e tyre sociale dhe sigurisht që shohin çfarë thuhet dhe më pyesin mua. Si gjithmonë, iu sqaroj gjithçka dhe iu them të vërtetën. Ne jemi personazhe publike, të famshme, që krijojmë gjithmonë lajm. Do të doja të bënim lajm për gjëra të tjera, por fatkeqësisht sot nuk është kështu”.

Valentino Lopez, 14 vjeç, më i madhi nga fëmijët e ish-kapitenit të Interit, duket se ka telefonuar nënën e tij për t’i thënë që nëse vazhdon me këtë sjellje, do të duhet të largohen prej saj. Të tjerë gjithashtu do të ishin shumë të zemëruar me Wandën, e akuzuar se bën publike çdo histori të jetës së saj private (dhe për rrjedhojë edhe të tyren).

Sulmuesi më pas u ndal gjatë në marrëdhënien mes gruas së tij dhe reperit 22-vjeçar argjentinas L-Gante, në qendër të thashethemeve sociale dhe flirtit të supozuar me Wanda. Një hipotezë që ajo tashmë e ka mohuar. “Më dedikoi një këngë, ishte dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”, – iu përgjigj Wanda pyetjes këmbëngulëse të një ndjekësi.

“Është thjesht një ‘scoop’ shtypi”, – përgjigjet Mauro. Sipas Icardit, gruaja e tij do të kishte qenë në lagjen Santa Barbara në Buenos Aires për të xhiruar videon e këngës “Vos sos adictiva” (Ti krijon varësi, në italisht), e shkruar për të nga reperi. “Ata ishin së bashku, duke bërë një video disi qesharake. L-Gante i përdori mirë fjalët e Wandës për t’u kapur pas gjithë kësaj afere”, – komentoi 29-vjeçari.

Mauro dhe fëmijët e tij nuk e pëlqejnë lidhjen me reperin: “Nuk janë njerëzit tanë, nuk pasqyrojnë stilin tonë të jetesës”. Tani ai pret përgjigjen e Wandës, ndoshta përmes rrjeteve sociale, sipas traditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat