Ballkani e ka fatin në duart e veta

Futboll

Ballkani e ka fatin në duart e veta

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:39
Ballkani e ka fatin në duart e veta

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani pati mbrëmë një paraqitje shumë të mirë përballë Sivassporit por ja që jo gjithmonë në futboll fiton më i miri.

Suharakasit u mposhtën me përmbysje me rezultat 1:2 e që bazuar në lojën dhe statistikat, Ballkani është dashur të fitojë këtë ndeshje pa shumë telashe.

Sido që të jetë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e fazës së Grupeve, Ballkani edhe pse është i fundit në tabelë, ende e ka fatin e tij në duart e veta.

Një fitore në fushën e vetë ndaj Slavia Prahas që luhet me 27 tetor do të ndizte maksimalisht shpresat për të ecur tutje, pasi do të ishte takimi i fundit që luhet në Rumani ndaj Cluj që do të vendoste gjithçka.

Megjithatë, sido që të mbyllen këto gara, Ballkani duhet përgëzuar për performancën e treguar pasi dëshmojë nivel të lartë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme e prezantoi futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat