Conte prish planet e Juventusit

Futboll

Conte prish planet e Juventusit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:43
Conte prish planet e Juventusit

Merkato e futbollit nuk ndalet asnjëherë dhe një nga talentet më premtues të futbollit europian, për sa i takon mbrojtësve, është sigurisht Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi i datëlindjes 2002, aktualisht te Leipzig, është vënë në shënjestër nga të gjithë klubet e mëdha të Europës.

Mes këtyre skuadrave është edhe Juventus-it: një shok reparti për Gleison Bremer duket se është prioriteti i bardhezinjve për sa i takon merkatos së ardhshme.

Problemi për klubin torinez rrezikon të jetë përsëri konkurrenca. Sipas Football Insider, Tottenham duket se është shumë përpara në bisedat me përfaqësuesit e Josko Gvardiol.

Klubi anglez, në fakt, duket se ka ndërmend të paguajë klauzolën mbi 50 milionë euro të pranishme në kontratën e tij me klubin gjerman.

Pasi ka qenë një hap larg Chelsea-t në verë, kroati mund të përfundojë gjithsesi në Londër te Spurs ku do ta priste me krahët hapur Antonio Conte, i cili duket se do të jetë përsëri në rrugën e Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat