Lojtari më vendimtar

Futboll

Lojtari më vendimtar

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:10
Lojtari më vendimtar

Erling Haaland e ka nisur “zjarr” aventurën te Manchester City. Sulmuesi është një makineri golash dhe deri tani numëron 20 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje të zhvilluar me kampionët e Anglisë.

Por, një tjetër futbollist është shfaqur më vendimar se 22-vjeçari norvegjez në Europë.

Ai është Cody Gakpo, 23-vjeçari i PSV-së, i cili u kërkua gjatë nga Manchester United në merkaton e verës.

Sulmuesi i majtë, i cili mban shiritin e kapitenit tek ekipi holandez dhe numëron 9 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren tulipane, dhuroi asistin e golit të tretë në suksesin 5-0 të PSV-së përballë Zurich në Europa League.

Gakpo po shkëlqen dhe deri tani 13 gola dhe 11 asiste, duke dhënë kontributin e tij në 24 gola të skuadrës nga Eindhoveni, një më shumë se Haaland tek ekipi i Pep Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat