Nisin negociatat për mesfushorin e Barcelonës

Futboll

Nisin negociatat për mesfushorin e Barcelonës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:19
Nisin negociatat për mesfushorin e Barcelonës

Trajneri i Mançester Junajtid Erik Ten Hag i është rikthyer sërish çështjes Frenki de Jong.

Sipas medias “Sunday Express” klubi anglez ka nisur punën për të rihapur negociatat me mesfushorin holandez dhe Barcelonën.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë vazhdimisht në kërkim të tij, por mesfushori 25-vjeçar e refuzoi kërkesën duke preferuar në “Camp Nou”.

Eleminimi i mundshëm i Blaugranëve nga Liga e Kampionëve dhe aktivizimi i paktë nga trajneri Çavi Hernandez mund të ndihmojnë në suksesin e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat