I jepet lamtumira e fundit vëllait të trajnerit të Kosovës! 

Futboll

I jepet lamtumira e fundit vëllait të trajnerit të Kosovës! 

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2022 Në ora: 17:46
Bujar Idrizi, Benjamin Emini dhe Kushtrim Shabani vendosën kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit Alush Batatinës, që ishte i lidhur ngushtë me klubin e futbollit Llapin e Podujevës.

Alushi është vëllai i Tahir Batatinës, kryetrajnerit të Llapit, fitues i Kupës së Kosovës.  

“Sot e përcollëm për në banesën e fundit të ndjerin, Alush Batatina.

Image

Alushit i jepet lamtumira e fundit 

Në mesin e shumë njerëzve nga vendi e diaspora, Alushit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, Nënkryetari i FFK-së, z. Agim Dibrani si dhe Drejtori i DKRS të Komunës së Podujevës, z. Pajtim Balaj.

Alushi do jetë përherë në mendje dhe zemrat tona, atë do ta kujtojmë për virtytet e tij të larta dhe personalitetin e një njeriu të dashur nga të gjithë.

Në shenjë respekti nga skuadra, tre kapitenët e ekipit, Bujar Idrizi, Benjamin Emini dhe Kushtrim Shabani vendosën kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit.

Allahu u dhuroftë forcë e durim familjarëve të tij për këtë humbje të madhe të familjes Batatina!”, - njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat