FSHF konfirmon Edy Rejën, Kombëtarja katër ditë grumbullim

Futboll

FSHF konfirmon Edy Rejën, Kombëtarja katër ditë grumbullim

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:14
FSHF konfirmon Edy Rejën

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon një test miqësore me Arabinë Saudite në 26 tetor 2022, në orën 16:30 sipas orës shqiptare.

Dueli i parë mes dy vendeve do zhvillohet në stadiumin “Al Nahyan” në Abu Dhabi, me FSHF që konfirmon se dueli dhe gjithë grumbullimi do drejtohet nga trajneri Edy Reja. Italiani është në fundin e kontratës dhe përflitet për një largim të mundshëm pas ndeshjeve jo të mira në Nations League.

Në 20 tetor trajneri Reja do bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar, që do jenë kryesisht nga Superliga shqiptare dhe klubet brenda vendit. Nuk përjashtohet mundësia që edhe emra nga jashtë të jenë pjesë e listës, me datën që nuk është e lirë nga FIFA, çka do thotë se disa lojtarë nuk do lejohen nga klubet.

Nga 22 tetori skuadra do jetë e grumbulluar dhe në 24 tetor do udhëtojë për në Abu Dhabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat