Menaxheri tetovar Nadi Fetai, ndërmjetësues i transferimit të trajnerit kroat te Ferizaji 

Futboll

Menaxheri tetovar Nadi Fetai, ndërmjetësues i transferimit të trajnerit kroat te Ferizaji 

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:36
Menaxheri tetovar Nadi Fetai, ndërmjetësues

Skudra e Superligës së Kosovës, Ferizaji është bërë me trajner të ri, duke firmos me kroatin, Andrej Panadiç.

Pas largimit të Arbnor Morinës nga bankina, drejtuesit e klubit u vunë në kërkim të një trajnerit cilësorë dhe ata kanë arritur të sigurojnë një emër serioz për t’ia besuar skuadrën falë menaxherit tetovar, Nadi Fetai.

Marrëdhëniet e mira të Fetait dhe drejtuesit e klubit nga Ferizaji, e konkretisht me Arsim Abazin me të cilin kanë luajtur bashkë në kohën kur ishin aktivë, kanë bërë që të ndodh bashkëpunimi Ferizaji-Panadiç.

Image

Interesant është fakti se pikërisht Nadi Fetai është “fajtori” kryesor për ardhjen e dy anëtarëve të familjes Panadiç në Ferizaj. Fillimisht të birin e tani edhe të atin.

Fetai në fillim të sezonit solli te Ferizaji sulmuesin 28 vjeçarë, Mateo Panadiç. Disa muaj më vonë rezulton të bashkohen babë e birë dhe merita sërish e tetovarit Fetai, që sjell te Ferizaji trajnerin 53 vjeçarë, Andrej Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat