Lojtari i Karlsruhes humb ndeshjen ndaj skuadrës së Gjasulës për të shpëtuar një jetë

Futboll

Lojtari i Karlsruhes humb ndeshjen ndaj skuadrës së Gjasulës për të shpëtuar një jetë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:14
Lojtari i Karlsruhes humb ndeshjen

Dueli i Bundesligës 2 ditën e nesërme mes Karlsruhes dhe Darmshtad ku luan Klaus Gjasula, nuk do të shohë në fushën e lojës Marcel Franke. Futbollisti pritej të ishte titullar, por do të mungojë në këtë sfidë për një arsye me të vërtetë të rrallë.

Mesfushori 29-vjeçar në këto ditë është shtruar në spital, për të ndihmuar një person të sëmurë me kancer, duke i dhuruar qelizat staminale me metodën e re të kurimit që po testohej.

“Tre muaj më parë kam marrë një telefonatë në të cilën më tregohej se isha potencialisht një donator i qelizave staminale për një person”, shpjegoi vetë Franke i cili kishte njoftuar menjëherë klubin e tij.

“Ishte e qartë për të gjithë ne që do ta bënim një gjë të tillë.

Është një ndjesi me të vërtetë e mirë kur shpreson se mund të shpëtosh jetën e dikujt tjetër’, janë fjalët e futbollistit i cili ka postuar foto në rrjetet sociale nga spitali, duke i uruar suksese skuadrës, ashtu si kjo e fundit i ka uruar suksese personit i cili po ndihmohet nga lojtari me këtë gjest të rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat