Prishtina gati për sfidën me Ferizajn! Pefqeli: Jemi shumë të motivuar

Futboll

Prishtina gati për sfidën me Ferizajn! Pefqeli: Jemi shumë të motivuar

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:16
Pefqeli

C Prishtina vazhdon të shtunën (nesër) më 15 tetor me ndeshje kampionale me ç'rast takohet me FC Ferizajn në kuadër të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi FC Prishtina - FC Ferizaj zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ekipi "bardhekaltër" dhe Ferizaj kanë barazuar (0:0) në takimin e parë të zhvilluar në këtë kampionat në stadiumin e ferizajasve.

Skuadra e Prishtinës kërkon pikët maksimale në ndeshjen e nesërme. Kështu të paktën shprehet para ndeshjes mesfushori Mërgim Pefqeli për faqen zyrtare të klubit.

"Jemi shumë të motivuar që t'u rikthehemi fitoreve.

Kjo do të jetë një ndeshje e komplikuar për shkak të situatës tonë në tabelë, por ne do ta japim më të mirën në fushën e gjelbër në mënyrë që të arrijmë pikët e plota.

Presim që edhe në këtë ndeshje të përkrahemi nga tifozët sikurse në ndeshjet e kaluara dhe shpresojmë fuqishëm se kësaj radhe do të festojmë së bashku me ta pikët e plota.

Përkundër humbjes në ndeshjen e fundit, skuadra e ka gjetur forcën për të qëndruar e vazhduar e bashkuar.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe besoj se një gjë e tillë do të reflektojë edhe në fushë për të arritur fitore", tha Pefqeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat