Ronaldo: Kam vuajtur nga depresioni

Futboll

Ronaldo: Kam vuajtur nga depresioni

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:21
Ronaldo

Ronaldo braziliani është rrëfyer për “DAZN” duke pranuar se vuan nga depresioni.

“Po, kam vuajtur nga depresioni, sot bëj terapi.

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga momenti që kam filluar terapinë dhe tani e kuptoj shumë më mirë atë që kam kalaur më parë.

Duke parë prapa, e kuptoj që kemi qenë të ekspozuar ndaj një stresi shumë të fortë mendor, për më tepër pa asnjë përgatitje.

Sot në epokën e internetit futbollistët janë më shumë të përgatitur nga ky këndvështrim, vizitohen, marrin kujdesin e nevojshëm”, është shprehur fenomeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat