De Jong: Presioni vinte nga kudo

Futboll

De Jong: Presioni vinte nga kudo

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:10
De Jong: Presioni vinte nga kudo

Frenkie de Jong u rishfaq në Palma javën e kaluar dhe këtë të diel mund të jetë një “armë “ plus për Xavi Hernández në “Santiago Bernabéu”, ku filloi dhe bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren (0-4) të Barçës, vitin e kaluar. Mesfushori holandez, në një intervistë për kanalin e vendit të tij “Ziggo Sport” analizon situatën, pasi Barça e shpalli të transferueshëm në merkaton e verës.

Megjithatë, ai kurrë nuk u zmbraps nga dëshira e tij për të vazhduar në “Camp Nou”, duke pranuar se presioni do të ishte i vazhdueshëm. “Isha i qetë, vendosa në maj që doja të qëndroja. Mendimi im nuk ka ndryshuar kurrë gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë qëndrova i qetë, por e dija se presioni do të fillonte të vinte nga gazetat, nga presidenti. Nga kudo në fakt. Sidoqoftë, unë doja të qëndroja te Barça, kështu që nuk u lëkunda kurrë”.

De Jong nuk është kapur në befasi duke qenë në stol më shumë se zakonisht. Ai ka qenë titullar vetëm në tri ndeshje të La Liga-s dhe një në Champions League: “Ne nuk flasim shumë me Xavi, por flasim vetëm për futboll.

E dija që do të luaja më pak minuta në fillim të sezonit. Dua të jem sërish startues. Kundër Bayernit nuk kam qenë titullar dhe shpresoj të jem kundër Real Madridit. Ndoshta trajneri tashmë ka vendosur, por normalisht nuk e dimë formacionin deri ditën e lojës”.

Mesfushori holandez dëshiron të kthejë faqen pas bjerrjes në Champions: “Sigurisht që jemi të zhgënjyer pas ndeshjes kundër Interit, por duhet të ndryshojmë gjendjen tonë mendore, të gëzohemi dhe të fokusohemi tek ‘El Clasico’. Duhet të tregojmë se jemi ende një ekip i mirë”.

I pyetur për Real Madridin, ai vlerësoi mesfushën e bardhë, veçanërisht Luka Modric: “Ata kanë lojtarë të fortë në mesfushë, kanë Modric. Sa vjeç është ai? 35, 36 apo 37, kujt i intereson. Ai vazhdon të kontribuojë shumë për moshën e tij dhe është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Më pëlqen ta shikoj duke luajtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat