Drita importon tre pikë nga Klina! Krasniqi përjashtohet 

Futboll

Drita importon tre pikë nga Klina! Krasniqi përjashtohet 

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:53
Drita

Drita e Gjilanit vazhdon me serinë e shkëlqyeshme të rezultateve të elitës së futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Vendasit orvaten deri në fund por nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin. 

Ardian Limani në minutën e 6-të realizoi për fitoren e Dritës.

Në minutën e 89-të, Besnik Krasniqi i Dritës u përjashtua me karton të kuq, pas një gjesti josportiv ndaj Millakut të Dukagjinit.

Drita kryeson me 27 pikë dhe Dukagjini është në vend të nëntë të renditjes me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat