Deçiqi ndahet baras me Buduçnostin 

Futboll

Deçiqi ndahet baras me Buduçnostin 

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit dhe ajo malazeze Buduçnosti i Podgoricës, luajtën pa gola (0:0) në derbin e javës së 12-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll. 

Ndeshje u përshkrua me rivalitet e cila u zhvillua në stadiumin e Kom-it.

Tifozët e Buduçnostit, “Barbarët” shkaktuan incident në fillim të pjesës së parë dhe gjyqtari Millosh Savoviq u detyrua ta ndërpresë lojën për disa minuta. 

Tifozët e Buduçnostit hodhën mjete piroteknike në fushë. 

Kjo e detyroi Savoviqin që të dërgojë në dhomat e zhveshjes lojtarët e të dyja skuadrave. Pas një pushimi prej 10-15 minutash, ndeshja vazhdoi...

Deçiqi kryeson me 22 pikë por ka një ndeshje më shumë dhe dy pikë se Sutjeska në vend të dytë, ndërsa Buduçnosti renditet i treti me 19 sosh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat