Tottenham ëndërron falë Contes

Futboll

Tottenham ëndërron falë Contes

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 11:28
Tottenham ëndërron falë Contes

Tottenham ka fituar përsëri (2-0 ndaj Everton-it) dhe Antonio Conte është për rekord. Trajneri italian është konfirmuar një garanci dhe pasi ka treguar aftësitë e tija në klubet e mëparshme, tani është protagonist në aventurën e fundit në Premier League me ekipin londinez.

Pas lamtumirës nga Italia, trajneri ka kthyer në rrugën e duhur Tottenham-in sezonin e kaluar duke e ndihmuar të kualifikohet në Champions League.

Në këtë sezon, nëse është e mundur, po bën akoma më mirë duke parë nisjen e shkëlqyer dhe pikët e grumbulluara pas dhjetë javëve të para të kampionatit.

Në fakt, siç ka bërë të ditur Opta, janë 23 pikët e marra në 10 ndeshje, një më pak se Arsenal-i kryesues dhe po aq sa City i Pep Guardiola-s (të dyja kanë një ndeshje më pak).

Ajo e këtij viti është nisja më e mirë e të gjitha kohërave e klubit të Londrës në historinë e tij në Premier League nga sezoni 1963-64 (24 pikë).

Kushedi nëse Conte nuk do të mund t’i dhurojë, më në fund, edhe një trofe Tottenham-it. Ecuria deri tani është shumë premtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat