Sot zhvillohet Superkupa Kosovë - Diasporë

Futboll

Sot zhvillohet Superkupa Kosovë - Diasporë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:50
Sot zhvillohet Superkupa Kosovë - Diasporë

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 14:00.

Ndeshja për këtë trofe zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Kosova Zurich.

Kujtojmë se Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2021/22.

Skuadra e Batatinës takohet me fituesin e Kupës së Unionit të Zvicrës.

Për Llapin kjo është hera e dytë radhazi që merr pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë si fitues i Kupës së Kosovës.

Ishte pikërisht Llapi që doli fitues në vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat