Conte: Kam një kërkesë për ekipin

Futboll

Conte: Kam një kërkesë për ekipin

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:25
Conte: Kam një kërkesë për ekipin

Manchester United-Tottenham është ndeshja më e fortë e ditës së mërkurë në Premier League.

Spurs i pret një test i vështirë në “Old Trafford”, stadium ku do tentojnë fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, aty ku ndajnë vendin e dytë me Manchester City, ndërkohë që Arsenali kryesues është 4 pikë larg.

Trajneri Antonio Conte analizoi duelin ndaj “Djajve të Kuq”, teksa u ndal edhe te Cristiano Ronaldo, i cili ndëshkoi me tregolësh ekipin e tij sezonin e kaluar. “Jemi përmirësuar shumë krahasuar me sezonin e kaluar. E kemi filluar shumë mirë kampionatin, por duhet të mbajë këtë ritëm dhe të vazhdojmë kështu përpara.

CR7? Sezonin e kaluar ai realizoi tre gola ndaj nesh, kështu që le të kryqëzojmë gishtat! Po flasim për një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili vazhdon të bëjë diferencën tek ekipi ku luan. Ai dhe Messi kanë shkruar historinë e futbollit në 15 vitet e fundit”.

Në fund një koment për skemën taktike, me Tottenhamin që po luan me skemën 3-4-3. “Po, do vazhdojmë të luajmë kështu, pasi kemi punuar shumë me këtë sistem. Perisic mund të luajë edhe si sulmues krahu, e ka bërë në të kaluarën, mund të bëjë edhe ndaj United”.

Manchester United-Tottenham fillon prej orës 21:15 (e mërkurë, 19 tetor). Përballja do të transmetohet në SuperSport 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat