Ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Futboll

Ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:27
Ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Wolves vazhdon të kërkojë për trajner. Julen Lopetegui refuzoi stolin e “Ujqve”, teksa drejtuesit e klubit të Premier League kanë piketuar një holandez si pasardhësin e Bruno Lage, i cili u shkarkua më 2 tetor.

Anglezët kanë nisur bisedimet me Peter Bosz, i cili u shkarkua nga drejtimi i Lyonit vetëm nëntë ditë më parë (9 tetor). 58-vjeçari ka punuar me klube si Dortmundi, Ajaxi dhe Bayer Leverkusen, ndërkohë që nuk ka drejtuar më parë në Angli.

Bosz mund të rikthehet në punë shumë shpejt pas mbylljes së aventurës franceze me Lyonin.

Për pankinën e Wolves u diskutua edhe emri i Nuno Espirito Santos, por rikthimi i teknikut portugez është një mision shumë i vështirë.

Wolves mposhti 1-0 Nottingham Forest në fundjavë duke u rikthyer te fitorja pas tri ndeshjeve pa pikë.

Ekipi renditet për momentin në vendin e katërt nga fundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 10 sfida të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat