Një rast i papreçedentë ka ndodhur në Kolumbi

Futboll

Një rast i papreçedentë ka ndodhur në Kolumbi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:42
Një rast i papreçedentë ka ndodhur në Kolumbi

Një rast i papreçedentë ka ndodhur në Kolumbi. Gjatë ndeshjes Jaguares-Santa Fe (2-1), mbrojtësi Geisson Perea ka zgjedhur një mënyrë aspak të zakontë për të shpërqendruar lojtarin kundërshtar, i cili po përgatitej të gjuante një goditje dënimi.

31-vjeçari uli pantallonat dhe i tregoi gjithçka kundërshtarit. Arbitri kryesor nuk vuri re gjë, por aparatet kapën gjithë skenën provokuese dhe pamjet janë kthyer virale në rrjetet sociale.

Një gjest ekstrem që ka shkaktuar kritikat të mëdha në vendin latin.

Tifozët kanë reaguar ashpër kundrejt veprimit të qendërmbrojtësit dhe kërkojnë një dënim ekzemplar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat