Gallas: Martinelli s’është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin

Futboll

Gallas: Martinelli s’është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:47
Gabriel Martinelli

William Gallas beson se Gabriel Martinelli s’është mjaftueshëm i mirë për skuadrën e Real Madridit, megjithatë shton se Arsenali duhet t’i bëjë ofertën për rinovim kontrate.

Gallas ka paralajmëruar skuadrën e Arsenal që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të rinovuar kontratën me Martinelli.

Lojtari në fjalë po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Arsenal, dhe emri i tij tani lidhet me skuadra të shumta, mes së cilave edhe Real Madrid. Megjithatë, ish-lojtari i ‘Gunners’, Gallas, s’e sheh brazilianin të mjaftueshëm për Realin.

“Nuk mendoj se ai është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin”, ka thënë Gallas.

“Në futboll pas dy ose tri ndeshjeve, të gjithë flasin për një lojtar se si ai është i shkëlqyer, top-klas, por jo, qetësohuni, lejojeni atë të bëjë një sezon të mirë për të kapur një tjetër nivel. Është akoma i ri, është vetëm 21-vjeçar. Por, nëse shkon hap pas hapi, ai mund të shkojë te një klub si Real Madridi, por tani ai s’është gati”, shtoi tutje francezi.

Tutje, Gallas ftoi Arsenalin që megjithatë t’ia rinovojë kontratën lojtarit brazilian.

“Mendoj se Arsenal duhet të arrijnë marrëveshjen me Martinelli sa më shpejtë të jetë e mundur. Jam i sigurt se ai po dëgjon shumë gjëra për të, si Reali dhe të tjera interesante”, shtoi ish-mbrojtësi.

Kontrata aktuale e Martinelli skadon më 30 qershor të vitit 2024, por ‘Gunners’ kanë opsionin ta shtyjnë atë kontratë për një vit shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat