Juventus po e monitoron situatën e N’Golo Kante

Futboll

Juventus po e monitoron situatën e N’Golo Kante

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:32
N’Golo Kante

N’Golo Kante thuhet se nuk e ka situatën më të mirë të mundshme te Chelsea.

Kante vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta me disa probleme, por edhe anash lëndimit, ai nuk duket i lumtur në ‘Stamford Bridge’.

Kontrata e mesfushorit francez skadon verën tjetër dhe Juventus ka nisur të monitorojë situatën e lojtarit.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve duan ta marrin lojtarin si transferim të lirë, nëse ai nuk rinovon me Chelsea.

‘Zonja e Vjetër’ e di se nuk do të jetë e lehtë për të mbyllur një marrëveshje me lojtarin, por 31-vjeçari do të jetë synimi kryesor.

Sezonin e kaluar, Kante mungoi në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet si pasojë e lëndimit, kurse këtë edicion ka humbur tashmë 14, pa shkuar akoma gjysma e sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat