FC Prishtina paralajmëron Dritën! Kryeziu: Shpresoj se do të dalim me pikë

Futboll

FC Prishtina paralajmëron Dritën! Kryeziu: Shpresoj se do të dalim me pikë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:50
Kryeziu në veprim

FC Prishtina të mërkurën (19 tetor) e zhvillon ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll me ç'rast përballet me FC Dritën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së 12-të të elitës së futbollit tonë dhe konsiderohet si kryendeshja e javës.

Prishtina dhe Drita në përballjet ndërmjet tyre kane dhuruar futboll të bukur dhe e njëjta gjë pritet të ndodh edhe në ndeshjen e nesërme.

Në përballjen e parë të këtij edicioni, Prishtina dhe Drita barazuan me rezultat 0:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri".

Sulmuesi i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, i cili në duelin e fundit i realizoi dy gola në fitoren ndaj Ferizajt me rezultat.

"Ndeshjen kundër Dritës e vlerësojmë maksimalisht sepse kemi të bëjmë me një skuadër shumë të mirë dhe e cila po kalon formë shumë të mirë. Prishtina në çdo ndeshje synon fitore dhe shpresoj se edhe ndaj Dritës do të dalim me pikë të plota.

Synimi personal është gjithmonë të shënoj gol, në çdo ndeshje andaj shpresoj se edhe në këtë takim do të realizoj dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit.

Te skuadra jonë po punohet maksimalisht dhe jemi një grup i bashkuar me njëri-tjetrin e skuadër kompakte dhe kjo na bënë që të jemi më të fortë", thotë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat