Ja kush e drejton derbin Drita - Prishtina

Futboll

Ja kush e drejton derbin Drita - Prishtina

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:20
Ja kush e drejton derbin Drita – Prishtina

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon edhe në mesjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të. 

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Dueli kryesor i javës luhet të mërkurën në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Drita e pret Prishtinën.

Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka, me asistentët, Bujar Selimaj dhe Besnik Morina. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.

Ndeshja Llapi – Dukagjini është shtyer për shkak se Llapi mori pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat