Emini shënoi gol në fitoren e Sonderjyske-s

Futboll

Emini shënoi gol në fitoren e Sonderjyske-s

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 14:13
Emin

Sefer Emini e shënoi golin e dytë për skuadrën e Sonderjyskes, në radhët e së cilës kaloi këtë verë nga Makedonija GJP..

Mesfushori ynë mbrëmë shënoi në Koge golin e epërsisë për skuadrën e tij në ndeshjen e xhiros së tretë të Kupës së Danimarkës.

Sonderjyske festoi me rezultat 4:1, ndërsa Emini e hapi rezultatin me gol në minutën e 17-të.

Për 22-vjeçarin Eminin ky është goli i dytë në fanellën e Sonderjyskes këtë sezon. Ai gjithashtu shënoi një në Ligën e Dytë daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat