Xavi projekton  ndryshime në formacion

Futboll

Xavi projekton  ndryshime në formacion

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:22
Xavi projekton  ndryshime në formacion

Xavi Hernández do të bëjë ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen kundër Villarrealit. Ai kërkon një reagim pas fiaskove të fundit, në “El Clasico” dhe Champions. Trajneri i Barcelonës ka vendosur të bëjë rotacion dhe futbollisti që do të përfitojë më shumë do të jetë Ansu Fati.

Sulmuesi i Barçës, i cili ka luajtur në tre pozicione në sulm në këtë fillim sezoni tashmë e ka lënë pas dëmtimin. Xavi e ka ingranuar gradualisht në formacion.  Ai ka marrë pjesë në 13 ndeshjet e luajtura, 9 në La Liga dhe 4 në Champions, por ka vetëm 390 minuta në këmbë.

Në vetëm dy sfida e ka nisur titullar, kundër Viktoria Plzen dhe Mallorcas.

Pavarësisht pranisë së fragmentarizuar, ai ka shënuar dy gola, ndaj Real Sociedadit dhe Cádizit, si dhe ka dhënë tri asistime. Edhe në “El Cásico” fundjavën e kaluar, luajti një rol vendimtar në golin e Ferran Torres.

Performanca e tij në Santiago Bernabéu, vetëbesimi dhe nevoja për ndryshime e kanë bindur Xavin që t’i rezervojë një fanellë titullari ndaj Villarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat