Ballkani do të pres në Therandë Trepçën '89

Futboll

Ballkani do të pres në Therandë Trepçën '89

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:02
Ballkani do të pres në Therandë Trepçën '89

Diten e djeshme ka startuar java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku dy duelet i takuan mysafirëve.

Prishtina fitoi klasikën e futbollit kosovar ndaj Dritës 1-2, në anën tjetër Malisheva shkatërroi Ferizajn 0-6.

Sot në program janë edhe dy ndeshje tjera për tu zhvilluar me fillim nga ora 13:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të pres në Therandë të rikthyeren në elitë Trepçën ’89.

Vendasit kërkojnë fitore për ta shfrytëzuar gabimin e Dritës, në anën tjetër mysafirët shpresojnë në befasi.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani pret Drenicën.

Skuadra e Zekirija Ramadanit synon të vazhdoj me fitore, në anën tjetër kuqezinjtë kanë për qëllim të largohen me pikë nga ky udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat