Granit Xhaka hero i fitores së Arsenalit kundër skuadrës holandeze

Futboll

Granit Xhaka hero i fitores së Arsenalit kundër skuadrës holandeze

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2022 Në ora: 20:52
Granit Xhaka feston

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, anëtar i kombëtares së Zvicrës, është hero i fitores së Arsenalit, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës holandeze PSV.

Në minutën e 70-të, kapiteni Granit Xhaka, nga rreth 14-15 metra me një goditje të fortë ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë të portës së PSV-ës.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesë së parë. 

Kjo ndeshje ka qenë e mbetur xhiros së dytë të Europa League.

Arsenali ka shënuar fitoren e katërt dhe kryeson në Grupin A me 12 pikë, duke lënë pas PSV-n me 7, Bodo/Glimt 4 dh Zurich 0 pikë. 

“Topçinjtë” veç e kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales dy xhiro pa përfunduar faza grupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat