Tre skuadrat e fundit që kalojnë në raundin e 1/8-ave

Futboll

Tre skuadrat e fundit që kalojnë në raundin e 1/8-ave

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:56
Tre skuadrat e fundit që kalojnë në raundin e 1/8-ave

Janë mbyllur edhe tre takimet e mbetura për kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Cremonese mundi që të siguronte fitoren ndaj Modena-s vetëm gjatë kohës shtesë, pasi brenda 90 minutave të rregullta sfida ishte në barazimi 2-2.

Miqtë mbetën në inferioritet numerik në minutën e 22’, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.  Në pjesën e parë nuk u realizua asnjë gol, ndërsa fraksioni i dytë solli katër gola. Për vendasit realizuan Okereke në minutën e 77’ dhe Afena-Gyan në minutën e 84’. Teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti Diaë në minutën e 89’ dhe 90’.

Megjithatë rezultatin e vulosi Sernicola me dygolësh në minutën e 111’ dhe 120’, duke i dhuruar ekipit të tij kualifikimin për raundin e radhës.

Samdoria siguroi raundin e radhës të Kupës së Italisë me fitoren ndaj Ascolit që e siguroi pas penalltive.

Golin për vendasit e realizoi Verre në minutën e 10’, ndërsa për miqtë shënoi Collocolo në minutën e 33’.

Takimi vazhdoi me barazimin 1-1 edhe pas kohësh shtesë, ndërsa ekipi që u kualifikua për fazën e 1/8-ave u përcaktua pas penalltive, ku fitues rezultoi Sampdoria.

Bologna siguroi raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë pasi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Cagliarit, duke e mbyllur brenda kohës së rregullt këtë përballje.

Kjo sfidë u vulos nga një autogol autori i së cilit ishte Obert, që i dhuroi fitoren vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat