Shtyhet sërish rikthimi

Futboll

Shtyhet sërish rikthimi

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:27
Shtyhet sërish rikthimi

Romelu Lukaku duhet të presë edhe pak për t’u kthyer në fushë. Sulmuesi belg qëndron jashtë fushave prej fundit të muajit gusht kur u lëndua në stërvitje.

Prej 28 gushtit ka humbur 11 ndeshje të Interit. Te zikaltrit ishin optimistë në lidhje me rikthimin e tij për duelin e fundjavës ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

29-vjeçari është rikthyer të stërvitet, edhe pse i diferencuar, ndërkohë që Simone Inzaghi nuk ka ndërmend ta rrezikojë sulmuesin kryesor të skuadrës.

Lukaku nuk do të grumbullohet për sfidën e Firences, ai do vijojë të punojë në Pinetina për të qenë i gatshëm për “finalen” e së mërkurës ndaj Viktoria Plzen.

Interi është një fitore larg kualifikimit në Champions League dhe ndaj kampionëve të Çekisë, në një “San Siro” plot, do nevojitet edhe kontributi i bomberit belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat