Irani jashtë Botërorit, një mundësi për Italinë?

Futboll

Irani jashtë Botërorit, një mundësi për Italinë?

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:14
Irani jashtë Botërorit, një mundësi për Italinë?

Lajmi qarkullon prej javësh dhe po krijon pritshmëri iluzive. Sipas thashethemeve të vazhdueshme, FIFA mund të largojë kombëtaren iraniane nga Kupa e Botës së ardhshme në Katar.

Thashethemet lindën nga një letër dërguar FIFA-s nga një komitet kombëtar i përbërë nga figura të shquara të sportit iranian që kërkuan pezullimin e Federatës iraniane të Futbollit për shkeljen e statutit dhe rregulloreve të FIFA-s, lidhur me atë që ndodh zakonisht në vendin aziatik.

Në rrjetet sociale lajmi për përjashtimin e mundshëm të kombëtares iraniane është mirëpritur nga ata që do të donin Italinë në Botërorin e ardhshëm. Sipas mediave sociale, ‘Azzurri’ mund të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm falë një wild card të FIFA-s, si skuadra kampione e Europës në fuqi.

Në realitet, prania e kombëtares italiane nuk parashikohet nga rregulloret e FIFA-s, të cilat në të kaluarën e kanë përjashtuar tashmë kombëtaren ruse nga garat pas pushtimit të Ukrainës. Nëse federata ndërkombëtare e sheh të arsyeshme pezullimin e Federatës Iraniane (FFIRI) me përjashtim të kombëtares në Botërorin e ardhshëm - FIFA nuk mund të marrë në konsideratë pranimin e Italisë në Kupën e Botës.

Rregullorja është e qartë: në rast të caktimit të një wild card për të zëvendësuar një kombëtare, do të zgjidhej një përfaqësues e së njëjtës konfederatë me atë të përjashtuarit. Në këtë rast, e vetmja kandidaturë do të ishte ajo e kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe, e mundur nga Australia në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat