Maqedonia U17, nikoqire e turneut kualifikues, do të luajë kundër Francës…

Futboll

Maqedonia U17, nikoqire e turneut kualifikues, do të luajë kundër Francës…

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:22
Maqedonia U17

Përfaqësuesja e U17 të Maqedonisë në periudhën prej 25 deri më 31 tetor, do të jetë nikoqire e turneut kualifikues (raundi i parë) për fazën e ardhshme elitare të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Hungari 2023.

Ndeshjet kualifikuese do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, në kompleksin “Shtëpia e futbollit” dhe në stadiumin e “Makedonija GJ.P.”. Maqedonia është në grupin 19, së bashku me përzgjedhjet e Francës, Islandës dhe Luksemburgut.

Në raundin e parë kundërshtar i Maqedonisë është Islanda. Ndeshja është caktuar për datën 25 tetor me fillim nga ora 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, të njëjtën ditë në stadiumin “Makedonija GJ.P”, nga ora 14:00 do të luajnë Franca dhe Luksemburgu.

Në turin e dytë do të përballen me favoritin absolut në grup, Francën. Ndeshja do ta luhet më 28 tetor, në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, nga ora 14:00. Në ndeshjen e dytë të xhiros së dytë, Islanda dhe Luksemburgu do të luajnë në stadiumin e Gjorçe Petrov.

Në xhiron e fundit që është caktuar për 31 tetor, Maqedonia do të luajë me Luksemburgun (Qendra stërvitore “Petar Miloshevski”), ndërsa Franca do të përballet me Islandën (Stadiumi i Maqedonisë G.P.) Ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Trajneri i Kombëtares së Maqedonisë deri në 17 vjeç, Vujadin Stanojkovic, ka vendosur që për turneun e ardhshëm kualifikues të thërrasë këta futbollistë:

Portierë: Slave Vrgov (Akademia Pandev), Nathaniel Dimovski (Pelister), Amar Haxhibuliç (Rabotniçki);

Mbrojtja: Anes Meliqi (Shkëndija), Andrej Velkov (Akademija Pandev), Ognen Dejanovski (Makedonija GJ.P.), Nikola Stojkovski (Shkëndija), Andrej Ljubevski (Rabotniçki), Fljakron Memishi (Shkëndija);

Mesfushorët: Martin Jovanoviç (Makedonija GJ.P.), Numan Ajetovic (Vardar), Muhamed Elmas (Rabotnicki), Aldin Aliji (Winterthur, Zvicër), Daniel Kotsev (Rabotnicki), Darko Sekovski (Vardar), Nikola Manojlov (Rabotnicki) , Maksimilian Dimitrievski (Borussia M’gladbach, Gjermani), Dimitar Danev (Rabotniçki);

Sulmuesit: Altin Aliji (Makedonija G.P.), Agan Aliu (Shkupi), Stefan Mladenovski (Cërvena Zvezda), Salim Arifi (Pobeda).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat